Jim Carrey i rikthehet aktrimit me një super rol, fiks për të tallur zgjedhjet presidenciale në SHBA

Mediale Vip

Jim Carrey i rikthehet aktrimit me një super rol, fiks për të tallur zgjedhjet presidenciale në SHBA

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:41
Jim Carrey

Jim Carrey do të luajë rolin e të kandidatit demokrat dhe ish-nënkryetarit Biden në këtë sezon të “SNL”, njoftoi NBC të mërkurën.

Seriali do të kthehet në kohën e duhur për të “tallur” zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai do të shfaqet premierë me pesë episode rresht përpara zgjedhjeve më 3 nëntor.

Carrey është një zgjedhje befasuese për të luajtur Biden duke marrë parasysh se ai nuk është pjesë e kastit dhe se ish-anëtari i kastit Jason Sudeikis është i njohur për rolin e Biden.

Sidoqoftë, “SNL” njihet për prurjet e reja për të luajtur personazhe të rëndësishme, nga Robert de Niro si Robert Mueller, Brad Pitt si Dr. Anthony Fauci dhe, natyrisht, Alec Baldëin si Presidenti Donald Trump.

“SNL” zakonisht tërheq më shumë vëmendje gjatë zgjedhjeve dhe përfshirja e Carrey-t bashkë me Trump e Baldëin duhet të sigurojë momente të zhurmshme dhe lajme të tjera rreth zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat