Nicole urren Angelina Jolie? Modelja iu përgjigjet akuzave dhe askush nuk e priste këtë reagim prej saj

Mediale Vip

Nicole urren Angelina Jolie? Modelja iu përgjigjet akuzave dhe askush nuk e priste këtë reagim prej saj

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:48
Brad Pitt, Nicole Poturalski, Angelina Jolie

Mes Angelina Jolie dhe të dashurës së re të Brad Pitt nuk ekziston asnjë lloj armiqësie, të paktën kështu është shprehur kjo e fundit.

Para dy ditësh Nicole Poturalski, publikoi në rrjete sociale një foto të saj, por këtë herë vëmendjen nuk e tërhoqi bukuria e modeles, por fjalët që ajo kishte shkruar përbri imazhit. “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, shkroi Nicole dhe të gjithë ishin të bindur se ajo ja dedikoi shprehjen Angelina Jolie.

Madje në foton e modeles nuk munguan komentet e njerëzve që e pyesnin drejtpërdrejt se pse ajo e urrente Jolie, ndaj Nicole vendosi t’ju përgjigjej publikisht akuzave.

“Nëse është kështu, atëherë pse ti dhe Brad e urreni Angelinan?”, e pyeti një nga ndjekësit e saj.

“Nuk urrejmë askënd”, është përgjigjur Poturalski, duke treguar në këtë mënyrë se mes dy bukurosheve nuk ka asnjë lloj armiqësie.

“Ne duam. Ne mbështesim. Ne qeshim. Jeta është e bukur. Puthje të mëdha”, ka vazhduar më tej me përgjigjet Nicole për t’u dhënë një herë e mirë fund hamendësimeve.

Muajin e shkuar mediat e huaja konfirmuan se mes Brad Pitt dhe Nicole Poturalski kishte lindur një histori dashurie. Dyshja e njohur u shfaqën bashkë para disa javësh në jug të Francës, ku vizituan Château Miraval, të njëjtin vend ku Pitt u martua me Jolie në 2014-tën. Për këtë arsye u tha se Angelina ishte revoltuar dhe se mes saj e Nicole kishte “plasur lufta”.

Ndërkohë Pitt dhe Jolie po vazhdojnë ende betejën e tyre ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, pavarësisht se nga njëri-tjetri janë divorcuar që në 2019-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat