E dashura e Brad Pitt reagon pas pretendimeve se e ‘thumboi’ Angelina Jolien me një postim

Mediale Vip

E dashura e Brad Pitt reagon pas pretendimeve se e ‘thumboi’ Angelina Jolien me një postim

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 18:38
Angelina, Brad Pitt

E dashura e Brad Pitt reagoi pas komenteve të shumta që mori lidhur me një postim.

Nicole Poturalski së fundi u komentua shumë lidhur me një fotografi që e postoi në Instagram.

Image

Në atë imazh, bukuroshja kishte veshur një fustan me ngjyrë portokalli, ndërsa në prapavijë kishte një pamje të bukur.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë postim, ishte pikërisht mbishkrimi që ia la fotografisë, e që u aludua se ishte ‘thumb’ për ish-in e partnerit të tij.

“Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, kishte shkruar Poturalski sipër fotos, ndërsa u ‘vërshua’ me komente të ndjekësve, të cilët ishin të bindur se është dedikim për Angelinën.

Image

E gjithë kjo erdhi pasi javët e fundit kanë qarkulluar thashetheme, se raporti mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt është përkeqësuar.

Madje, thuhet se dyshja i kanë ndërprerë terapitë familjare që po i mbanin tash e një kohë të gjatë.

Pas gjithë reagimeve që mori, e dashura e aktorit iu kundërpërgjigj komentuesve, duke thënë se nuk e urren askënd.

Image

“Nuk ka urrejtje”, ia ktheu ajo një komentuesi i cili e pyeste përse ajo e Brad e urrejnë Angelinën.

Madje, kishte edhe të tillë që i reagonin ashpër, duke e akuzuar se po i fshinte komentet, e arsyetimi i saj ishte se nuk i duhen personat që shpërndajnë urrejtje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat