“A ju kam munguar?”, Enca rikthehet me poza të ‘nxehta’

Mediale Vip

“A ju kam munguar?”, Enca rikthehet me poza të ‘nxehta’

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:48
Enca

Artistja e shumëpërfolur si gjithmonë, Enca Haxhia është rikthyer në rrjete sociale, pas një pauze të shkurtër.

Këngëtarja ka postuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet se është në një veshje provokuese duke pyetur të gjithë, “ A ju kam munguar?”.

Në këtë foto, Enca shihet e veshur me kostum rrjetë, teksa gjendej në ujë, kurse të shumta ishin komentet që mori nga fansat.

Enca ështe si çdo herë në krye të titujve të medieve rozë me pamjen e saj joshëse  dhe me veshje të pakëta.

Nuk dihet ende, nëse pas kësaj fotografie fshihen ‘sinjale’ për një projekt të ri muzikor, të cilin fansat e këngëtares e presin me padurim, ashtu sikurse këngët e tjera.

Kujtojmë se bashkëpunimi i saj i fundit është me Don Xhoni që quhet “Break Down”, i cili ka mbledhur miliona klikime për një muaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat