Edhe Bebe Rexha në lidhje? Artistja shqiptare publikon fotografi duke puthur një mashkull misterioz

Mediale Vip

Edhe Bebe Rexha në lidhje? Artistja shqiptare publikon fotografi duke puthur një mashkull misterioz

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:33
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës private.

Në gjithë këto vite, ajo nuk është përfolur për ndonjë lidhje me dikë, duke e ruajtur me fanatizëm jetën emotive të saj.

Por së fundmi, duket se ka diçka të re në jetën e saj pasi prej muajsh paparacët kanë kapur disa fotografi të saj dhe një djaloshi misterioz.

Bëhet fjalë për regjisorin e njohur Keyan Safyari, me të cilin aludohet se artistja shqiptare është në lidhje.

Për herë të parë, Bebe Rexha ndau së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të sajin, ku shfaqet duke puthur një mashkull pranë një veture luksoze.

Ajo ka mbuluar fytyrën e mashkullit misterioz me një emoji në formë zemre dhe ka shkruar “Urime ditëlindjen beb”, në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo ka lënë fansat të aludojnë se 31-vjeç arja është në një lidhje serioze dhe mjaft e lumtur në krahët e mashkullit, që nuk preferon ende ta bëjë publik për mediat.

Ndërkohë, për sa i përket muzikës, Rexha ka qenë më pak aktive këtë vit, por që u ka premtuar fansave që së shpejti do të sjellë solo këngën e saj të re. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat