Prej ditësh larg njëri-tjetrit, Tolga bën gjestin më të ëmbël për Almedën

Mediale Vip

Prej ditësh larg njëri-tjetrit, Tolga bën gjestin më të ëmbël për Almedën

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:50
Tolga dhe Almeda

Tolga i bëri dedikim nga larg Almedës.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman padyshim që janë ndër çiftet më të dashura për publikun.

Aktori turk dhe bukuroshja shqiptare janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar, Efehan.

Dyshja jetojnë dhe veprojnë në Turqi, por profesionet e tyre bëjnë që ata nganjëherë të jenë larg njëri-tjetrit.

Së fundi, Almeda bëri të ditur se bashkëshorti do të jetë për pak kohë larg saj, për shkak të angazhimeve të ka në profesion.

“Do të më mungosh, i dashuri im”, ka shkruar ajo në postimin që e ndau me ndjekësit në profilin e saj në Instagram.

Por, edhe Tolga me anë të një postimi tregoi se meqenëse është larg gruas, është përmalluar për të.

“Filloi të më marrë malli përsëri”, shkruan aktori, ndërsa Almeda e ndau në profilin e saj dhe shkroi  “Po, por unë të dua shumë”.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat