Bebushi i tretë është rrugës? Barku i fryrë i këngëtares i bën fansat të dyshojnë se ajo është sërish shtatzënë

Mediale Vip

Bebushi i tretë është rrugës? Barku i fryrë i këngëtares i bën fansat të dyshojnë se ajo është sërish shtatzënë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:53
Pink

Fansat e Pink dyshojnë se këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë, pasi barku i saj është dukur më i fryrë se zakonisht gjatë performancës në “Academy Of Country Music Awards”. Këngëtarja mbajti veshur në skenë një fustan shumë të gjerë me lule, që mendohet se mund ta ketë përdorur për të fshehur barkun.

Ndërkohë që këngëtarja e hitit “Family Portrait” i la të gjithë pa fjalë me performancën e jashtëzakonshme përkrah Keith Urban, fansat nuk mund të mos habiteshin për ndryshimet në trupin e saj.

“ACM awards… Pink është shtatzënë?”, shkroi dikush në Twitter.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Po mendoja të njëjtën gjë!”.

“Pink duket dhe tingëllon shumë mirë, por a po përpiqet ajo që të fshehë shtatzëninë”, shkruan një tjetër fanse.

Megjithëse thashethemet kanë vërshuar në rrjet për të, Pink nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze 9 vjeçe të quajtur Willow Sage, dhe një djali 3-vjeçar, Jameson Moon, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa e saj me Carey Hart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat