U bëtë kuriozë ta shihnit? Ja ku e keni klipin ku Gashi shfaqet me fustan!

Mediale Vip

U bëtë kuriozë ta shihnit? Ja ku e keni klipin ku Gashi shfaqet me fustan!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:10
Gashi

Që Gashi është një artist guximtar dhe vizionar e dinim, por që do arrinte deri aty sa të shfaqej me fustan në videoklip nuk na e kishte marrë mendja.

Më në fund ai ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Don’t kill me”, pjesë e albumit të ri “1984”.

Përtej faktit se kënga është ritmike dhe tepër e bukur, këtë herë vëmendjen e mori look-u i reperit, i cili shfaqet me paruke dhe fustan.

Më herët ditën e sotme ai na tregoi nëpërmjet një postimi në Instagram se ideja e tij për tu shfaqur me fustan në klip nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që do e ndihmonte financiarisht .

Reperi tregoi se kjo kompani hoqi dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse nuk pranonin që të punonin me një burrë që vishet me fustan.

Gashi është shprehur i zhgënjyer e njëkohësisht tepër i revoltuar, që në vitin 2020-të ekzistojnë ende të tilla gjykime, aq më tepër për një artist.

Momentalisht, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat