Pas dyshimeve se ishte infektuar me COVID-19, Robert Pattison rikthehet në xhirime të filmit “Batman”

Mediale Vip

Pas dyshimeve se ishte infektuar me COVID-19, Robert Pattison rikthehet në xhirime të filmit “Batman”

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:17
Robert Pattison

Aktori Robert Pattison rifillon xhirimet e filmit të ri të “Batman”, pasi i shtyu ato për dy javë.

Ai u pa të mërkurën bashkë me partneren e tij Suki Waterhouse, duke shëtitur në Londër, ku të rnjten në mëngjes u rikthye në punë, shkruan DailyMail.

Një burim kishte shtuar se pjesë e rëndësishme e filmit u supozua të xhirohej në Liverpool, por për shkak të koronavirusit xhirimi u anulua disa herë, duke e ndërruar datën e përfundimit të projektit.

Gjatë një interviste ai konfirmoi se Liverpool është shtylla kurrizore për “Gotham City”, ndërsa vazhdojnë 75 përqind të xhirimeve të mbetura.

Aktori i cili kuptohet se ishte shfaqur në shesh-xhirim me një temperaturë të lartë, duhej të qëndronte larg xhirimeve për 14 ditë, derisa u shërua.

Ndalimi i xhirimeve të filmit mund të kushtonte deri në pesë milionë funta me regjisorin e filmit Matt Reeves duke u përpjekur të filmonte sa më shumë që të mundte pa aktorin kryesor.

Kushdo që nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta me Pattinson u kërkua të kthehej në punë, ndërsa setet që ishin përgatitur u transferuan një studio tjetër.

Ndërsa një anëtar i ekipit shtoi: “Të gjithë mezi prisnin të ktheheshin në punë dhe erdhi si një goditje që prodhimi u ndal vetëm tre ditë pasi filluam xhirimet”.

Reeves tregoi se ka ende tre muaj xhirime për të përfunduar për filmin e pritur me padurim, që do të dalë në kinema në tetor të  vitit 2021.

Batman në filmin e ri ndeshet me armiqtë e tij të zakonshëm, Paul Dano duke luajtur rolin e The Riddler.

Zoe Kravitz luan  Catwoman dhe John Turturro shefin e krimit Carmine Falcone. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat