Ermira Çausholli zbulon detaje nga projekti i ri që po e kthen në ekran

Mediale Vip

Ermira Çausholli zbulon detaje nga projekti i ri që po e kthen në ekran

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:52
Ermira Causholli

Në korrik të këtij viti bëri xhiron e rrjetit lajmi se moderatorja e cila na kishte munguar prej kaq kohësh, Ermira Causholli, po kthehej në ekran me një projekt të ri.

Moderatorja e “Histori dashurie” tashmë do të sjellë një format që i dedikohet femrave, ndërsa detajet e tij i ka zbuluar sot në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”.

Programi i ri që po rikthen Ermirën në ekran do të quhet “E ardhmja është vajzë” dhe do të nisë shumë shpejt transmetimin në ekran.

Moderatorja zbuloi se emisioni do të jetë në formatin e sfidave, ku do të vihen përballë një vajzë “e thjeshtë” dhe një VIP.

Konkurrimi i dy vajzave do të vendosë përballë dy botë të ndryshme, të cilat në fund të fundit do të tregojnë se janë të ngjashme dhe vajzat mund të bëjnë gjithçka.

Çausholli rrëfeu se njëra prej sfidave do të jetë që protagonistet të bëjnë punën e njëra-tjetrës, për shembull nëse një deputete do të jetë përballë një fermerje, deputetja do të shkojë në fshat të mjelë lopën ndërsa fermerja do të mbajë një fjalim në parlament.

Gjithashtu vajzat do të sfidohen me “punë burrash” dhe do tregojnë që mund t’i bëjnë shumë mirë.

Për më tepër, do të ketë edhe momente ku do të flasin për suksesin e jetës, vështirësitë, do të bëjnë dedikime dashurie dhe do të marrin surpriza nga djemtë e jetës.

“E ardhmja është vajzë” do të shpallë edhe një vajzë fituese, e cila do të zgjidhet me televotim nga publiku dhe do të marrë titullin “Gruaja e vitit”.

Pjesë e programit do të jenë edhe dy opinionistë meshkuj, të cilët do të japin mendimin e tyre gjatë sfidave.

Mbetet të presim vetëm një datë për nisjen e transmetimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat