Ylli i filmit të famshëm për adoleshentë, shtatzënë për herë të parë

Mediale Vip

Ylli i filmit të famshëm për adoleshentë, shtatzënë për herë të parë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:12
Ashley Tisdale

Ylli i filmit të famshëm për adoleshentë “High School Musical”, Ashley Tisdale dhe bashkëshorti i saj prej gjashtë vjetësh, Christopher French, do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin ata e dhanë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku pa shkruar asgjë thanë gjithçka. Të veshur me të bardha, duke shfaqur barkun që tanimë duket qartë, Ashely dhe Christopher dhanë lajmin e shumëpritur.

Më 8 shtator, çifti festoi përvjetorin e gjashtë të martesës. Përkrah fotove të martesës, ata bënë dy dedikime për njëri-tjetrin.

"Uau, nuk mund ta besoj se kemi qenë të martuar 6 vjet?!! Koha fluturon. Mbaj mend që kisha kaq shumë frikë në kur u takuam bashkë, sepse nuk mund të besoja sa mirë më trajtove. Unë kurrë nuk isha trajtuar në atë mënyrë. Por e lashë veten të lirë, i besova zemrës sime dhe 8 muaj më vonë ishim dy fëmijë të çmendur të fejuar. Chris, ti me të vërtetë ke nxjerrë një version më të mirë timin sepse vazhdon të më frymëzosh çdo ditë. Zemra jote është e pastër, ti do të bëje gjithçka për të më bërë të lumtur. Mes uljeve dhe ngritjeve, ti jeni shkëmbi im i fortë. Jam shumë mirënjohëse që jam gruaja jote. Të dua dhe pas gjithë kësaj kohe që jam me ty”, -shkroi Ashley.

Ndërsa Christopher shkroi mes të tjerash se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat