“Sadna” shërohet nga Covid-19, aktorja tregon si duket pas betejës me virusin

Mediale Vip

“Sadna” shërohet nga Covid-19, aktorja tregon si duket pas betejës me virusin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:10
Sara Khan

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”, e ka fituar betejën me Covid-19. Disa ditë më parë aktorja bëri të ditur se ishte infektuar dhe u detyrua të karantinohej në shtëpi.

Ajo postoi vazhdimisht foto nga karantina e saj duke treguar se ishte mirë me shëndet dhe duket qetësuar kështu fansat që e pyesnin gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë ditën e sotme aktorja ka postuar disa foto të reja ku shfaqet në super formë dhe e quan veten një Barbie.

Mes komenteve, shumë fansa e pyesin për shëndetin e saj dhe Sara i tregon se është shëruar.

“Si je me shëndet?”-komenton një fans të cilit Sara i përgjigjet: “Ka ikur”. Ndërsa një fansi tjetër aktorja i tregon se është mirë me shëndet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat