Chrissy Teigen ka zbuluar gjininë e foshnjës.
Teigen, e cila është e martuar me këngëtarin John Legend, po azhurnonte fansat përmes storieve të saj në Instagram të enjten kur lejoi që t’i zbulohet pa dashje gjinia e bebes së saj, shkruan CNN.
Ndërsa fliste për ndërlikimet me placentën e saj ajo tha, “Është kaq e çuditshme sepse foshnja është me të vërtetë e shëndetshme. Ai është i madh.”
Ajo shpejt e kuptoi gabimin e saj, por qeshi me të, “Ai është ndoshta, oops! Kjo ishte budallaki.”
Teigen postoi videon në storiet e saj në Instagram dhe ia la mbishkrimin “Hahahahaha edhe mund t’ju tregoj.”
Teigen dhe Legend tashmë kanë një vajzë 4-vjeçare dhe një djalë 2-vjeçar.
Ata zbuluan se ishin në pritje të një fëmije tjetër në videoklipin “Wild” të Legend në gusht, kur ajo u pa duke mbajtur barkun e saj në fund.
Teigen teksa ka folur për shtatzëninë e tretë, ka thënë se kjo ndodhi natyrshëm dhe papritur.