Fenomeni i mediave sociale dhe këngëtari i njohur turk, Reynmen njoftoi se ka rezultuar poztiv në testin e koronavirusit.
Reynmen, emri i vërtetë i të cilit është Yosuf Aktas, publikoj një fotografi në llogarinë e tij në Instagram fotografi ku edhe njoftoi për lajmin.
“Do doja që të gjithë ata që kam patur kontakt së fundmi, të tregohen të kujdesshëm”- ka shkruar këngëtari.
Kujtojmë që Reynmen është një nga artistët më të njohur në Turqi dhe numëron hite të shumta.