Për çfarë po na paralajmërojnë Olsi dhe Egli?

Mediale Vip

Për çfarë po na paralajmërojnë Olsi dhe Egli?

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:35
Olsi Bylyku dhe Egli

Pas rikthimit me sezonin e ri të “Klanifornia”, Olsi Bylyku duket se ka rezervuar jo pak surpriza.

Pak minuta më parë, aktori i humorit ka publikuar në Instastory një foto nga një studio muzikore, teksa ka shkruar:

Diçka shumë e madhe po vjen… më besoni!

Ai na i ka kursyer detajet, por pak ditë më parë të njëjtin paralajmërim na bëri edhe partnerja e tij.

Egli postoi një foto nga e njëjta studio dhe fliste për një surprizë, por nuk mund ta themi me siguri se çfarë mund të jetë.

Një nga hipotezat e mundshme është që ata të vijnë me ndonjë duet pasi lart e poshtë thuhet prej kohësh se Egli do bëhet pjesë e tregut muzikor.

Ajo ka studiuar për kanto dhe shpesh poston foto nga studio muzikore, por ende nuk kemi një reagim zyrtar prej tyre.

Image
Insta

Deri në zbulimin e detajeve të tjera mbetemi në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat