Arrestimi i Fjolla Morinës në kufi me armë, në makinë e shoqëronin dy djem

Mediale Vip

Arrestimi i Fjolla Morinës në kufi me armë, në makinë e shoqëronin dy djem

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:16
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pistoletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.

Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Kjo bëri që policia të arrestojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat