Bebe Rexha tregon momentin kur tërmeti goditi Kaliforninë: Jam duke u ndridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua

Mediale Vip

Bebe Rexha tregon momentin kur tërmeti goditi Kaliforninë: Jam duke u ndridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:21
Bebe Rexha

Një tërmet me magnitudë prej 4.5 ballë ka ndodhur në Kaliforni gjatë mbrëmjes së djeshme.

San Diego, Valencia dhe San Frnando Valley ishin disa nga pjesë, banorët e të cilëve kishin përjetuar ‘shok’, shkruan CNN.

Po ashtu, tërmeti është dëgjuar edhe në aeroportin internacional të Los Angeles, teksa ekipi është duke parë për ndonjë dëmtim.

Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka treguar se është zgjuar me dridhje.

“U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj që jeni mirë. Ju dua”, ka shkruar ajo.

Në të po të njëjtin postim, mijëra fansa të saj komentuan duke shpresuar se artistja është e sigurt dhe se nuk i ka ndodhur asgjë.

Shtëpia e Bebe Rexhës është e me qendër në Los Angeles, vend afër së cilit ishte epiqendra e tërmetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat