Bashkëshortja e “Ezelit” pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Bashkëshortja e “Ezelit” pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:10
Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu

Aktori shumë i njohur turk Kenan Imirzalioglu do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe çifti pop resin një vajzë.

Gjatë kësaj periudhe Sinem ka qëndruar larg kamerave dhe syrit të publikut duke preferuar të mos e tregojë barkun apo të mos ndajë informacione për shtatzëninë.

Mirëpo së fundmi aktorja ka vendosur ta thyejë këtë rregull dhe ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan rozë të gjatë. Sinem mori urime të shumta nga kolegët dhe fansat në fotot e realizuara në oborrin e shtëpisë.

Kenan dhe Sinem po presin me padurim muajin e ardhshëm për të marrë në krahë vogëlushen e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat