Dafina duket për mrekulli në fotografitë me fustan të kuq.
Dafina Zeqiri është padyshim një prej emrave më të suksesshëm të estradës shqiptare.
Këngëtarja është aktive me këngë të reja, të cilat pëlqehen prej fansave të saj, kurse vazhdimisht sjell edhe fotografi të reja në rrjete sociale.
Në imazhet e reja, artistja shfaqet e veshur me një fustan të kuq, e grimuar dhe me flokë dredha të lëshuara në krahë.
Ajo ishte rregulluar për të shkuar në një dasmë, ndërsa u komplimentua nga fansat për paraqitjen atraktive.