Ardian Bujupi hap zemrën dhe rrëfehet rreth lidhjes toksike që i zgjati 5 vite!

Mediale Vip

Ardian Bujupi hap zemrën dhe rrëfehet rreth lidhjes toksike që i zgjati 5 vite!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 07:04
Ardian Bujupi

Ndonëse shumë prej tyre e mohojnë, çdo këngë duket të ketë pak (në shumë raste shumë) nga zemra dhe jeta personale e artistëve.

Shumë janë dedikime, të tjera thjesht indicie, por bazohen në emocione dhe ndjesi të vërteta.

Diçka të tillë, na e ka treguar së fundmi, Ardian Bujupi, i cili shumë shpejt do publikojë një këngë të re të titulluar “Zarar”.

Nëpërmjet një Instastory, ai ka bërë me dije se ajo i dedikohet një dashurie 5-vjeçare, në të cilën i është thyer zemra pasi personi në fjalë s’ka bërë asnjë hap para.

Sapo bëra një këngë “Zarar” rreth një dashurie toksike ku për 5 vite nuk është bërë asnjë hap para! Është çmenduri!

Së fundmi, Ardiani është përfolur për një lidhje dashurie me Sabrine Khan dhe ndonëse ai i ka mohuar këto zëra, provat na bëjnë shumë të dyshojmë. 

Ai është një person shumë hermetik dhe nuk dimë të themi se kush ia ka thyer zemrën, por le të presim publikimin e këngës për të mësuar më shumë.

Këtë verë Ardiani në fakt ka qenë shumë aktiv me këngë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat