Ndjekësit e Fjolla Morinës shpërthejnë në kritika ndaj këngëtares!

Mediale Vip

Ndjekësit e Fjolla Morinës shpërthejnë në kritika ndaj këngëtares!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:59
Fjolla Morina

Ndjekësit e këngëtares Fjolla Morina kanë shpërthyer në komente kritikuese ndaj veprimit të fundit të saj që e çoi pas hekurave të burgut.

Fjolla u arrestua dje në kufi pasi iu gjet në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë.

Ngjarja e bujshme i ka bërë ndjekësit e saj të shpërthejnë në kritika, duke i thënë Fjollës se nuk kalohet në Shqipëri me pistoletë:

“Nuk kalohet në Shqipëri me pistoletë”, i shkruan një ndjekës.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat