Tërmeti i fuqishëm zgjon të tmerruar Bebe Rexhën: Akoma po dridhem…

Mediale Vip

Tërmeti i fuqishëm zgjon të tmerruar Bebe Rexhën: Akoma po dridhem…

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 13:33
Bebe Rexha

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, ka rrëfyer se e ka përjetuar shumë keq tërmetin me magnitutë 4.5 ballë që u shënua në Kaliforni.

Këngëtarja me origjinë shqiptare sqaron se është zgjuar e tm erruar në shtëpinë e saj, nga lëkundjet e mëdha.

Gjendjen e saj të rënduar emocionale ajo e ka ndarë me ndjekësit në “Twitter”, për të cilët thotë se, “ende po dridhet dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh me të”.

U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj të jeni mirë. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat