U kap me pistoletë në Audi Q7/ Sa vite burg rrezikon Fjolla Morina

Mediale Vip

U kap me pistoletë në Audi Q7/ Sa vite burg rrezikon Fjolla Morina

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:56
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua mesditën e djeshme pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë, të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.

Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.

Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit, mbi akuzën e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Kjo akuzë parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burg.

Por edhe nëse trafikimi i armës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, për armët që mbante rrezikon një dënim të rëndë, minimalisht me 7 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat