Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kthehen për herë të parë në New York pas fejesës

Mediale Vip

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kthehen për herë të parë në New York pas fejesës

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:30
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Ata kanë qenë në ‘qiellin e shtatë’ që kur deklaruan se janë fejuar gjatë verës së këtij viti.

Por, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz tani janë kthyer në New York, pasi lidhjen e tyre e dërguan në tjetër nivel, shkruan Daily Mail.

Dyshja janë fotografuar ndërsa arritën në aeroport, teksa shiheshin duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.

Ndërsa sigurinë e kanë vënë në rend të parë, edhe maskat mbrojtëse i kishin të vendosura për shkak të pandemisë coronavirus.

Që të dy mbanin bluza të zeza, teksa Nicole kishte vendosur që ta përshtatë me një palë xhinse më me trend.

Deri më tani, çifti i ri kanë qenë duke qëndruar në rezidencën e David dhe Victoria Beckham në Cotswolds, e cila ka vlerën rreth gjashtë milionë dollarë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat