Tayna mori dhuratë të veçantë nga ylli botëror

Mediale Vip

Tayna mori dhuratë të veçantë nga ylli botëror

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:39
Tayna

Tayna e ka pranuar një dhuratë të veçantë.

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, e ka pranuar së fundmi një dhuratë të veçantë nga ylli botëror.

Derisa ishte në SHBA, Tayna ka marrë një dhuratë shumë të veçantë dhe nuk ka hezituar ta publikojë në Instagram.

Lojtari më i mirë i këtij sezoni dhe atij të vitit të shkuar në NBA, Giannis Antetokounmpo i ka dhuruar Taynës një uniformë të personalizuar me firmën e tij.

Shumë fansa të basketbollistit që ka mbi 8 milionë ndjekës do e donin një dhuratë të tillë, por Tayna ka fatin ta ketë në koleksionin e saj.

Kujtojmë se edhe Tayna ndiqet nga një numër  jo i vogël i njerëzve në Instagram.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat