“M’ke thy”, Donjeta Morina paralajmëron projektin e ri muzikor

Mediale Vip

“M’ke thy”, Donjeta Morina paralajmëron projektin e ri muzikor

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:42
Donjeta Morina

Donjeta Morina është ndër këngëtaret më të pëlqyera në tregun shqiptar.

Ajo që në debutimin e parë në bashkëpunim me reperin 2 Ton, ka arritur të grumbullojë mijëra fansa.

Kohëve të fundit ajo ka qenë aktive në prurje muzikore, ku së fundmi ka paralajmëruar edhe një tjetër.

Përmes rrjetit social Instagram, artistja shqiptare ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën “M’ke thy”, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Bini Diez.

Lajmit për prodhimtarinë e re ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi atraktive, në të cilat dukej e mrekullueshme.

Theksojmë se “Rrena” mban titullim hiti i fundit nga ajo, që u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. 
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat