“Na trego pak dorën misterioze të atij djalit”, ja ç’përgjigje i dha ndjekëses Dojna Mema

Mediale Vip

“Na trego pak dorën misterioze të atij djalit”, ja ç’përgjigje i dha ndjekëses Dojna Mema

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:36
Dojna Mema

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Dojna Mema ka vendosur të bisedojë me ndjekësit e saj në lidhje me jetën profesionale, por jo vetëm.

Nëpërmjet Instastory, ajo ka marrë disa pyetje, të cilave nuk ka hezituar aspak t’u përgjigjet.

Pak kohë më parë, ajo zbuloi se nuk do të transmetohet më emisioni i saj “Pop Culture”. E pyetur në lidhje me këtë, ajo ka shkruar se e ka dashur shumë programin, por gjithçka ka një fillim dhe një fund.

Por pas aprovimit të largimit, në media filloi të qarkullonte lajmi se mund të ishte pjesë e “E Diell”. Por moderatorja simpatike e mohoi edhe këtë gjë.

Ndjekësit nuk e humbën shansin që ta pyesnin në lidhje me një foto misterioze që ajo postoi pak ditë më parë në Instagram, ku shfaqej e kapur për dore me të dashurin e saj.

“Në jetë, duhet të gjesh dikë që të dashuron, që kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”,- shkruante Dojna.

Prandaj, në lidhje me këtë, një nga fanset i ka shkruar: “Na trego pak atë dorën misterioze të atij djalit se s’po na zë gjumi”. Por Dojna ka zgjedhur të ripostojë foton dhe të mos shkruajë asgjë.

Nuk dihet ende se kush është djali që e ka bërë për vete moderatoren.

Ndërkohë, një vit më parë ajo u përfol për një lidhje me Vlashent Satën, për shkak të pjesëmarrjes në videoklipin e këngës së tij “Copëzat”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat