A u bashkuan Dafina Zeqiri dhe Dj Geek?

Mediale Vip

A u bashkuan Dafina Zeqiri dhe Dj Geek?

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 23:57
Dafina dhe DJ Geek

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek, kanë qenë në një lidhje dashurie, por romanca e tyre përfundoi para disa muajsh.

Lajmin për përfundimin e lidhjes e kishte bërë të ditur vetë Dafina, në një intervistë.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, ka thënë ajo për revistën “Story”.

Ajo kishte thënë se ekipi i saj menaxhues “Moneyz Team” në të cilin bën pjesë edhe Geek, është më i rëndësishëm se gjithçka, ndaj kjo është dhe arsyeja pse kanë definuar secili rolet e tyre.

Megjithatë, disa muaj pas ndarjes, Dafina dhe Dj Geek kanë habitur fansat.

Ata po shkëmbejnë komente në Instagram, gjë që ka ngritur dyshimet nëse çifti është ribashkuar.

Në postimet që Dafina ka bërë së fundmi në Insagram, Dj Geek ka komentuar duke mos kursyer fjalët e bukura për këngëtaren. Por edhe Dafina është kujdesur që të përgjigjet në komentet e tij.

Nuk dihet nëse ata janë bashkuar, megjithatë shkëmbimi i komenteve ka ngjallur kurreshtje tek fansat.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat