Jimmy Kimmel pozon me të brendshme, ndërsa përgatitet për “Emmy Awards 2020”

Mediale Vip

Jimmy Kimmel pozon me të brendshme, ndërsa përgatitet për “Emmy Awards 2020”

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 00:04
Jimmy Kimmel

Pas disa muajsh punë intensive, Jimmy Kimmel tashmë është duke shijuar pritjen e “Emmy Awards 2020”.

Prezantuesi i këtij eventi tashmë është duke ndarë imazhe të ndryshme, ndërsa po përgatitet për të moderuar, shkruan Daily Mail.

Në disa imazhe të publikuara, Jimmy është parë me një këmishë të bardhë, teksa në pjesën e poshtme mbante vetëm të brendshmet.

Përkundër përgjegjësive, 52-vjeçari shihej duke shijuar edhe një gotë Martini të cilën e mbante afër fytyrës.

Ditë më parë përmes rrjetit social Instagram, ai kishte ndarë detaje të tjera të shfaqjes, ndërsa kishe shfaqu edhe anën komedike të tij sa i përket këtij viti.

Sipas Variety, Kimmel do të drejtojë shfaqjen nga një skenë në Staples Center, ku nuk do të ketë publik. Skena do të shërbejë si qendra kryesore për Kimmel ndërsa prezantuesit dhe fituesit japin komentet e tyre nga shtëpia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat