Këngëtarja Delta Goodrem ka zbuluar se si ajo e mbajti betejën e saj shëndetësore sekret nga publiku.
Delta tregon se u zgjua pa zërin e saj, pas ndërlikimeve nga operacioni i heqjes së gjëndrës së pështymës dy vjet më parë.
35 vjeçarja tha se procesi i rimëkëmbjes përfshinte shumë seanca terapie, që të gjitha të bëra në fshehtësi.
Delta Goodrem has revealed on she spent a year secretly learning to talk again after surgery to remove a salivary gland went horribly wrong, leaving her with a paralysed nerve in her tongue. pic.twitter.com/cM3G8J2s9Y
— The Project (@theprojecttv) August 17, 2020
Ajo shpresonte dëshpërimisht të shërohej për të qënë pjesë në "The Voice" në shkurt të 2019.
"Qëndrova në shtëpi, dhe çdo seancë terapie i bëra aty. Unë kisha rreth vetes miq dhe familjarë që kanë qenë gjithmonë pranë meje. Ishte kohë e vështirë për mua."
Delta ishte në gjendje të filmonte shfaqjen, duke thënë se ekipi në " The Voice" ishin "të mrekullueshëm", edhe pse ajo bëri prova të shumta.
Në një video, e cila është bërë në mesin e muajit gusht të këtij viti, ajo shihet në spital, ndërsa e ka mjaft vështirë të flasë.