JLo nuk i shpëton syrit të paparacëve, merr vëmendje me këto imazhe në pushime

Mediale Vip

JLo nuk i shpëton syrit të paparacëve, merr vëmendje me këto imazhe në pushime

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:12
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez shfaqi linjat e përsosura në bikini rozë.

Jennifer Lopez pëlqen të punojë shumë dhe të luaj edhe më shumë, shkruan DailyMail.

Aktorja 51-vjeçare duket se po shijonte pushimet derisa po merrte rreze dielli në plazhin e ishujve Turks dhe Caicos.

Lopez shfaqi fizikun në bikini rozë për një ditë relaksi në rërë me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.

Derisa po lëvizte përgjatë bregut, Jennifer shfaqi barkun e saj për zili dhe po ashtu edhe ngjyrën që e ka marrë.

Turks dhe Caicos është destinacion i preferuar në ishujt Bahame dhe i njohur për ujërat e kristalta.

Lopez kishte vendosur një palë vathë dhe kishte lëshuar flokët në shpatulla, kurse më vonë u mbëshjell me një peshqir të bardhë prej pelushi.

Ajo dhe Alex u panë bashkë duke shijuar pushimin. Dyshja u fejuan në mars të vitit 2019 pasi ishin në lidhje prej gati dy vjet.

Çiftit iu prishën planet për martesë këtë vit, për shkak të pandemisë COVID-19. 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat