Zbulohet gënjeshtra e këngëtares për t’i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë

Mediale Vip

Zbulohet gënjeshtra e këngëtares për t’i shpëtuar burgut, Fjolla Morina nuk është shtatzënë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:21
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë dhe tashmë gjendja e saj në gjyq përkeqësohet.

Ekoja e dytë ka zbuluar se Morina, që akuzohet për trafik armësh dhe municionesh dhe armëmbajtje pa leje, ka gënjyer në ekon e parë, për t’i shpëtuar burgut. Rezultati ka ardhur pas rikontrollit të dytë që iu bë në maternitetin e Kukësit, pas dyshimeve të forta nga organi i akuzës.

Pas ekos së dytë, Prokuroria tashmë ka kërkuar edhe hetim për spitalin ku bëri ekon e parë që e nxorri dy muajshe shtatzënë, ndërsa mësohet se gjinekologu i parë është arratisur drejt Kosovës.

Ndërkohë, edhe për këngëtaren ka telashe ekstra, pasi tashmë mund t’i shtohet si akuzë edhe dëshmia e rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat