6 fakte interesante rreth Donatella Versace

Mediale Vip

6 fakte interesante rreth Donatella Versace

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:40
Donatella Versace

E diplomuar si mësuese e gjuhëve të huaja, por e njohur si stiliste e perandorisë së krijuar nga i vëllai, Donatella Versace ka arritur t’i rezistojë kohës dhe barrierave të tregut të modës, duke treguar se edhe 22 vjet pas vdekjes së tij, ajo trashëgon në AND talentin për të krijuar.

Mikesha e ngushtë e Giannit

Edhe pse kishin plot 10 diferencë në moshë, ajo dhe i vëllai ishin miq të ngushtë, aq sa i është dashur të vjedhë lekë nga e ëma, ndërsa Gianni ka marrë çelësat e makinës së të atit, për të dalë natën fshehurai nga shtëpia.

Ajo nuk është bjonde!

Kur Donatella ishte 11 vjeç, Gianni i tha asaj të lyejë flokët bjonde. “Në atë kohë Gianni ishte aq i fiksuar pas Patty Pravo, sa më bindi të ngjyros flokët”-kujton stilistja, e cila thekson se kjo shpikje e të vëllait i dhuroi shumë sukses.

Donatella si muzë!

Para vdekjes së Gianni, Donatella ishte e njohur si frymëzimi i tij, si “muzë” krijuese për disa nga linjat e tij, por nga ana tjetër ajo ishte edhe kritikja e ti më e madhe, duke nxjerrë nga stilisti pasionin për stilin barok dhe minimalizmin.

Ajo është Versus

Jo vetëm që Donatella e frymëzoi vëllain e saj, ndaj Gianni themeloi linjën Versus të cilën ia dhuroi asaj si një dhuratë. Marka u lançua në vitin 1989 për të arritur blerësit më të rinj, ndaj dhe emra si Zayn Malik janë sot imazhiI Versus.

Fustani legjendar i Jennifer Lopez

Në edicionin e 42-të Grammy Aëards, Jennifer Lopez spikati falë veshjes së saj ngjyrë smerald të krijuar nga Donatella, sukses ky i cili frymëzoi Google të krijojë Google Images, pasi shumë njerëz kërkonin të gjenin këtë foto në internet.

Nderim për të vëllain

Koleksioni i Pranverës 2018 i njohur si “Collection Versace Tribute”, u krijua nga Donatella për nder të vëllait të saj, një homazh ndaj gjeniut të modes, ndaj edhe pjesë e sfilatave ishin pesë supermodelet e dashura të Gianni Versace

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat