Kim Kardashian kalon netët pa gjumë në sy, stresi i divorcit nga Kanye West i shkakton probleme

Mediale Vip

Kim Kardashian kalon netët pa gjumë në sy, stresi i divorcit nga Kanye West i shkakton probleme

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:00
Kim Kardashian, Kanye West

Kim Kardashian po kalon ditët më të vështira pas lajmeve se ajo po shkon drejt divorcit me Kanye West. Ajo ka treguar se mbrëmjen e fundit është zgjuar shumë herët nga gjumi dhe këtë shqetësim e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo ka pyetur fansat nëse duhej të përpiqej të flinte gjumë apo të niste stërvitjen. “Jam zgjuar që në orën 4:45. A duhet të filloj stërvitjen apo të përpiqem të fle prapë”, ka shkruar Kim.

Mediat e huaja e kanë lidhur këtë shqetësim të saj me stresin për divorcin, të cilin thuhet se Kim e ka planifikuar prej kohësh, por pret që Kanye të kalojë problemet me bipolaritetin. Martesa mes çiftit më të famshëm të showbizit ka nisur të shfaqë lëkundjet e para që nga momenti kur Kanye vendosi të bëhej pjesë e fushatës presidenciale dhe disa postimesh shokuese në Twitter.

Gjatë fushatës në Karolinën e Jugut, Kanye tregoi një histori shumë personale, se si ai dhe Kim donin që para disa vitesh të abortonin vajzën e tyre të madhe, North. Këto deklarata të reperit thuhet se kanë sjellë probleme në marrëdhënin e tyre dhe se nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë martesën paravërsisht se janë përpjekur ta bëjnë të funksionojë.

Çifti janë prindër të vajzës 7-vjeçare North, 4-vjeçarit Saint, Chicago 2 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç. Kanye vuan nga çregullimet bipolare dhe së fundmi postoi në Twitter një video duke urinuar mbi kupën e Grammyt. Se çfarë do të ndodhë me martesën e tij dhe të Kim nuk është ende e qartë, por në ditët në vijim do të mësohet edhe vendimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat