Ndërron jetë gjyshi i Ava Max , aktori shqiptar Dionis Koçi

Mediale Vip

Ndërron jetë gjyshi i Ava Max , aktori shqiptar Dionis Koçi

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:32
Ava Max dhe Dionis Koçi

Këngëtarja shqiptare Ava Max ka humbur një prej personave më të dashur për të, gjyshin e saj, aktorin shqiptar  Dionis Koçi.

Lajmin e bëri të ditur vetë artistja nga Shqipëria, përmes disa fotografive të vjetra të gjyshit të saj. Ajo ka bërë një dedikim prekës për gjyshin, teksa zbuloi se njohjen e saj me artin e ka prej tij.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto fotografi të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkruar Ava Max.

Emri i vërtetë i Avas është Amanda Koçi, e cila është me origjinë nga Saranda, u rrit nga prindërit e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat