Fjolla Morina në “arrest shtëpie”/ Gjykata e detyron që të jetojë në Kukës deri në përfundim të gjyqit

Mediale Vip

Fjolla Morina në “arrest shtëpie”/ Gjykata e detyron që të jetojë në Kukës deri në përfundim të gjyqit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:36
Fjolla Morina

Fjolla Morina do të qëndrojnë në arrest shtëpie. Ky ishte vendimi që dha pasditen e kësaj të marte Gjykata e Kukësit nga këngëtares së arrestuar në kufi me armë pa leje.

Pas këtij vendimi të gjykatës, këngëtarja është e detyruar që të jetoje në qytetin e Kukësit deri në përfundimin e procesit të saj. Gjykata i kërkoi Fjolla Morinës që të marrë me qera një shtëpi në këtë qytet.

Seanca ndaj saj ishte parashikuar të niste në orën 8:20 të mëngjesit, por u shty dy herë për shkak të një raporti mjeko-ligjor të paraqitur ku thuhej se Fjolla Morina ishte dy muajshe shtatzënë.

Seanca u zhvillua disa orë më pas, pasi sipas avokates së këngëtares, Aurora Guska, nga prokurorja e çështjes u kërkua një rivizitë e Fjolla Morinës.

“ U konkludua nga dy mjeke gjinekologe që Fjolla nuk është shtatzënë, por u panë rrethana të tjera, se ajo ka një vajza 5-vjeçare, të vetme. Dhe masa e sigurisë arrest në shtëpi është shumë”.

Kujtojmë se këngëtarja, u arrestuar tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinit, duke hyrë në Shqipëri, por në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.

Ndërkohë, në momentin e arrestimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, të cilët edhe ata u vunë në pranga.

E njëjta gjykatë, sot për të dy ata, la masën e sigurisë, arrest në burg, me një afat 30 ditor, deri në këqyrjen balistike të armëve nëse në të ndodhen apo jo gjurmët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat