Dua po mundohet që periudhën e vështirë larg familjes ta kalojë sa më lehtë dhe Anwar e ndihmon shumë për këtë!

Mediale Vip

Dua po mundohet që periudhën e vështirë larg familjes ta kalojë sa më lehtë dhe Anwar e ndihmon shumë për këtë!

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:03
Dua Lipa dhe Anwar

Kohët e fundit u raportua se Dua Lipa dhe Anwar janë zhvendosur në Beverly Hills, megjithatë bukuroshja shqiptare u pa përsëri në New York të hënën, duke shijuar një darkë me Anwar dhe miqtë e tij.

25 vjeçarja dukej se ishte në humor të mirë ndërsa darkonte, duke pirë verë të kuqe dhe duke qeshur gjatë gjithë mbrëmjes.

Dua ishte veshur si gjithnjë shumë stil, me një triko jeshile me lule, të cilën ajo e kishte të veshur me një bluzë të zezë dhe një palë xhinse të zeza.

Ndërkohë, Anwar kishte veshur një këmishë me vija rozë dhe blu, të kombinuara me pantallona të zeza. Në një moment të natës, çifti u panë të ulur në një stol ndërsa Anwar po dridhte një cigare.

Prej disa ditësh thuhet se ata kanë udhëtuar drejt Kalifornias, për të qenë pranë familjes së Anwar, por me siguri këtë e kanë shtyrë për në momentin kur Gigi të bëhet nënë.

The Sun raportoi se autorja e hitit “One Kiss”  u zhvendos në SHBA për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se nuk do kishte mundësi të udhëtonte për shkak të pandemisë nëse do qëndronte në Britani.

Një burim i ka thënë ‘Daily Mail’ se : “Ishte e vështirë të shkonte në SH.B.A. dhe ajo e di që nuk do të jetë e lehtë të lëvizë prap sepse do t’i duhej të karantinonte për disa javë me radhë. Por ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles, ashtu si Anwar, i cili ka jetuar atje në të kaluarën, kështu që ndihet mirë. Të jetuarit në SH.B.A. tani do i bëjë  shumë mirë për karrierën e saj, veçanërisht me këngët e reja që do të dalin në treg.”

Ne mezi po presim projektet e reja.

Image
Dua Lipa dhe Anwar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat