Jona Spahiu dhe Frenkli janë partnerë të shkëlqyer si në jetë dhe në palestër!

Mediale Vip

Jona Spahiu dhe Frenkli janë partnerë të shkëlqyer si në jetë dhe në palestër!

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:15
Jona Spahiu dhe Frenkli

Moderatorja Jona Spahiu është tepër aktive në rrjete sociale dhe ka vendosur që jetën e saj private ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo tregon momente të ndryshme të përditshmërisë, pjesa më e madhe e së cilës kalon me të voglin Raiden.

Por, Jona di të jetë si një mama ashtu edhe një bashkëshorte e shkëlqyer dhe nuk janë të pakëta edhe postimet me partnerin në Instagram.

Moderatorja tregon si çohet në mes të natës për t’i përgatitur bukë bashkëshortit, sa shumë ngacmojnë njëri-tjetrin dhe e duan njëri-tjetrin.

Për më tepër, ata janë partnerë të shkëlqyer edhe në palestër!

Fotoja e fundit në Instagram ku Jona dhe Frenkli shfaqen krah njëri-tjetrit e ka vërtetuar këtë.

Si dy shokë të mirë, ata stërviten së bashku dhe duket se i kanë vënë qëllim vetes të arrijnë trupin perfekt!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat