Nëse ti je vajzë dhe ke lindur në vitet 2000 shanset që të mos kesh qenë (ose jesh ende) fanse e Justin Bieber janë të pakta.
Andaj nëse nuk je një #Belieber shanset që ky artikull të të mallëngjejë nuk ekzistojnë por gjithsesi…
Gocat që i përkasin grupit tjetër, me siguri e dinë se tashmë janë bërë fiks 10 vite që kur Justin Bieber na vodhi zemrat me “Baby” e famshme që do bëhej trend në gjithë botën e padyshim është edhe sot e kësaj ditë një nga këngët më të dëgjuara në You Tube.
E kush nuk e kujton modelin e famshëm të flokëve të JB aso kohe, pas të cilit ‘linim kokën’. Duhet ta pranojmë se na mungon shumë Justini i vjetër dhe mesa duket edhe atij i mungojnë ato kohë.
Së fundmi, nëse e keni vënë re duket se autori i hitit “Boyfriend” po i rikthehet modelit të flokëve të para një dekade dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur.
Duket se karantina e ka bërë këngëtarin me famë botërore të reflektojë e të sjellë një nga ‘look-et’ e tij më të pëlqyera dhe tani duket kështu: