Gazetarja jep alarmin: Përdorueset e rrjeteve sociale po futen në depresion për këtë arsye

Mediale Vip

Gazetarja jep alarmin: Përdorueset e rrjeteve sociale po futen në depresion për këtë arsye

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:20
Fjodora Fjora

Photoshopi është gjithnjë e më shumë i pranishëm në rrjete sociale. Ky aplikacion sipas shumë studiuesve ka një përdorim të gjerë, pasi përdoruesit e rrjetit, kryesisht femra, janë në kërkim të “prefeksionit”.

Kjo ishte temë në studion e “Ftesë në 5”, ku ndër të ftuarat ishte dhe gazetarja Fjodora Fjora. Ajo tha se bullizmi është evident në rrjete sociale sepse femrat e njohura përpiqen të promovojnë të bukurën dhe jo sporte të ndryshme.

Gjithashtu Fjodora mori një shembull nga motrat e famshme “Kardashians”. Sipas gazetares nëse një vajzë aplikon një produkt që përdor një nga motrat e njohura, ajo pret që të ketë rezultat sikurse ato, por kur rezultati është ende larg, gazetarja thotë se këto vajza futen në një gjendje depresive.

“Bullizmi në rrejt është kthyer në temën më të rëndë që prek brezin e ri por jo vetëm. Kjo është ajo që në një farë mënyrë të ndihemi keq që shoqëria të na pranoj siç jemi. Bullizmi po vjen nga kjo prefeksioni. Mendoj që individualiteti duhet të promovohet në rrjete sociale. Duke pasur rastin e disa influencer në botë, që nuk janë të bukura por promovojnë fitness-in, apo sporte të tjera. Sepse nëse një e re ndjek Kardashian, përdor një produkt që përdor edhe ajo, në momentin që fjala vjen fytyra nuk i shkëlqen, ajo përsëri do të kalojë në depresion”, u shpreh gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat