Zayn surprizon rrjetin në mënyrën më të mirë të mundshme

Mediale Vip

Zayn surprizon rrjetin në mënyrën më të mirë të mundshme

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:29
Zayn Malik dhe Gigi

Teksa ka filluar numërimin mbrapsh për tu bërë baba, Zayn Malik duket se ka qenë i zënë në studio, duke surprizuar fansat e tij këtë të mërkurë kur paralajmëroi publikimin e këngës së re, në një mënyrë të befasishme.

Normalisht, nuk dihej asgjë rreth këtij projekti pasi Zayn është shumë diskret dhe postimet në rrjetet sociale i ka ‘një herë në hënë’, por duhet ta pranojmë se sot me të vërtetë na bëri një surprizë të bukur.

Ish-ylli i One Direction postoi një klip prej 14 sekondash të këngës që titullohet “Better”, përpara publikimit të plotë të videos të premten, që  vjen dy vite pas albumit të tij të dytë solo ‘Icarus Falls’.

Në videon e publikua prej tij, shihen si fillim një palë dylbi dhe një regjistrues dhe më pas shfaqet këngëtari duke kaluar pranë një dritareje.

Për herë të fundit Zayn pati folur mbi projektet e reja në fillim të shtatorit kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruante ‘Kam disa gjëra për t’ju treguar së shpejti!’

Zayn është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën e tij Gigi Hadid, dhe kanë qenë shumë të rezervuar për këtë periudhë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#better

A post shared by Zayn Malik (@zayn) on

Vetëm tre javë më parë super modelja ndau disa foto me barkun e rrumbullakosur nga muaji korrik.

Gigi ka kaluar pjesën më të madhe të shtatzënisë në fermën e nënës së saj Yolanda Hadid në Pensilvani, ku familja e saj u izolua gjatë pandemisë.

Modelja konfirmoi shtatzëninë e saj në prill dhe pritet që nga dita në ditë të bëhet nënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat