Reperi shqiptar flet me krenari për origjinën në MTV: “Kemi ardhur nga asgjë dhe duam gjithçka”

Mediale Vip

Reperi shqiptar flet me krenari për origjinën në MTV: “Kemi ardhur nga asgjë dhe duam gjithçka”

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:06
Gashi

Ai është një nga reperët më të famshëm shqiptarë në mbarë botën dhe gjithmonë e ka treguar me krenari prejardhjen shqiptare. Gashi po triumfon në tregun ndërkombëtar me hitet e tij dhe së fundmi po korr shumë sukses me bashkëpunimin me French Montana dhe Dj Snake.

I ftuar në studion e MTV me gazetarin  e famshëm Sway, reperi shqiptar ka folur për shqiptarët dhe prejardhjen e tij.

Pasi moderatori i emisionit e ka pyetur se ndihet krenar se është shqiptar dhe për artistët e famshëm shqiptarë si Rita Ora, Dua Lipa, Action Bronson, Bebe Rexha dhe suksesin e tyre, Gashi tha: “Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”.

Ne jemi gjithashtu krenarë për Gashin dhe të gjithë artistët shqiptarë që po ngrenë lart emrin e vendit tonë dhe nuk e harrojnë origjinën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat