Aniston dhe Pitt janë gati të rikthehen me njëri-tjetrin? Miqtë tregojnë çfarë po ndodh mes dyshes

Mediale Vip

Aniston dhe Pitt janë gati të rikthehen me njëri-tjetrin? Miqtë tregojnë çfarë po ndodh mes dyshes

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:21
Aniston dhe Pitt

Ka kaluar një javë nga momenti kur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt fituan vëmendjen e të gjithëve me shfaqjen e tyre në “Fast Times at Ridgemont High”. Pavarësisht se dy ish të dashuruarit dukeshin të qetë përballë njëri-tjetrit, duket se ai moment ka qenë mjaft nervozues për ta.

Sipas një burimi pranë revistës “Us Weekly” Brad dhe Jenn kanë qenë pak nervoz para se të bashkoheshin dhe të aktronin bashë. Në fakt është e kuptueshme diçka e tillë, sepse kush nuk do të përjetonte emocione të forta përpara ish-bashkëshortit/es?

Por le të kthehemi pak tek dyshmet për një ribashkim mes dyshes, që i ka bërë të gjithë fansat të shpresojnë se Jennifer dhe Brad do të jenë sërish çift. Burime pranë tyre kanë treguar se çfarë po ndodh në realitet mes dyshes dhe nëse duhet të ëndërrojmë apo jo për një rikthim.

“E vërteta është se ata e mbështesin njëri-tjetrin. Ata shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin dhe gjithmonë lajmet e mira i ndajnë bashkë. Ata kanë një energji shumë natyrale… dhe nuk duan ta shfrytëzojnë këtë energjinë si “dy isha miqësor”. Të dy ata janë shumë të vetëdijshëm për këtë gjë”, ka thënë burimi.

Kjo do të thotë se Brad dhe Jennier nuk janë asgjë më shumë se dy miq që mbështesin njëri-tjetrin. Prandaj mos shpresoni më kot dhe hiqni dorë nga ëndrra për t’i parë edhe njëherë tjetër bashkë si çift.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat