Almeda Abazi trembet nga lëkundjet e tokës në Turqi

Mediale Vip

Almeda Abazi trembet nga lëkundjet e tokës në Turqi

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:23
Almeda Abazi

Turqia është përballur me disa tërmete të njëpasnjëshme ditët e fundit që kanë shkaktuar panik tek banorët. Almeda Abazi ka përjetuar vetë tërmetin që ka rënë pak minuta më parë dhe ka treguar se është trembur shumë.

“Oh Zot asnjëherë nuk kam ndjerë një tërmet në jetën time, por tani e ndjeva shumë. Shpresoj të kalojë shpejt dhe sa më mirë”, ka shkruar Abazi.

Tërmeti i fundit në Turqi ka rënë rreth orës 13:40 dhe ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Büyükçekmece, një zonë shumë pranë Stambollit, vend në të cilin jeton bukuroshja shqiptare.

Almeda prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ku jeton në një vilë të madhe me familjen e saj.

Para 4 ditësh Turqia u trondit sërish nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë dhe epiqendër në Emirgazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat