Blero lanson “Merri sytë e mi” në platformat digjitale, në javën e ardhshme kompletohet me videoklip

Mediale Vip

Blero lanson “Merri sytë e mi” në platformat digjitale, në javën e ardhshme kompletohet me videoklip

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 20:10
Blero

“Merri sytë e mi” është titulli i projektit më të ri muzikor të Blero Muharremit.

Kantautori i mirënjohur ka kohë që e ka paralajmëruar këngën e re, e cila tashmë është gati dhe fansat e tij mund ta dëgjojnë atë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, këngëtari ka bërë të diture se “Merri sytë e mi” është në dispozicion në shumicën e platformave digjitale.

Blero i ka realizuar edhe videoklip këngës së re, ndërsa javë më parë e kishte publikuar një version të shkurtë të videos muzikore.

Kompletimi nga ana vizuale dhe lansimit në YouTube i këngës “Merri sytë e mi” do të lansohet në javën e ardhshme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat