U tha se janë ndarë: Aktorja shuan të gjitha dyshimet

Mediale Vip

U tha se janë ndarë: Aktorja shuan të gjitha dyshimet

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:24
Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen

Aktorët e telenovelave turke Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe mjaft të përfolur për martesën e tyre.

Ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe herë pas here na kënaqin me postimet ku shfaqen së bashku ose me të voglin e tyre në Instagram.

Dy aktorët e njohur turq u bënë prindër për herë të parë më 13 prill 2019 dhe djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan.

Mirëpo, javët e fundit ata janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përfliten sërish se po shkojnë drejt divorcit.

Mirë, dyshimet duket se janë shuar ditën e sotme.

Burak ka postuar një foto me të voglin e tyre dhe vëmendjen e mori komenti i Fahriye, e cila shkruan ‘Qetësi’, për të treguar se ata i falin paqe e qetësi.

Image

Mediat turke raportonin ditë më parë se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion pdhe Burak i ka kërkuar asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi. Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Megjithatë vlen të theksohet se ata janë vënë shpeshherë në qendër të mediave për një divorc të mundshëm, por çdo gjë deri tani ka rezultuar të jetë në kuadrin e thashethemeve. Pas pushimeve në Bodrum dyshja janë fotografuar në një nga restorantet në Stamboll ku nga larg dukeshin mjaft të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat