Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, është ndarë nga Max Ehrich pas gjashtë muaj fejese.
Çifti kishin njoftuar për fejesën e tyre në korrik të këtij viti, pas disa muajsh që kishin qëndruar në lidhje.
Kjo ka ndodhur pasi në rrjet kanë qarkulluar disa biseda të Max, ku thuhet se ai i kishte dërguar mesazhe erotike Selena Gomez.
“Ka qenë një veprim i vështirë, Demi dhe Max kanë vendosur që të ndahen dhe të fokusohen në karrierat e tyre”, ka thënë një burim për People.
Po ashtu thuhet se ata do të kenë respekt për njëri-tjetrin dhe do të vlerësojnë kohën që kaluan së bashku.
Sidoqoftë, shkëndijat e para të dyshes filluan në mars të këtij viti, ndërsa gjatë izolimit për shkak të pandemisë coronavirus ata jetuan së bashku.