Ilira vjen me këngë të re në bashkëpunim me Tomcraft dhe Moguai

Mediale Vip

Ilira vjen me këngë të re në bashkëpunim me Tomcraft dhe Moguai

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:00
Iliria

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Ilira sjell këngën e re “ Happiness”

Ilira e cila jeton dhe vepron në Londër e me prejardhje është nga Kosova, kësaj radhe ka sjellë një bashkëpunim.

Artistja deri më tash ka publikuar nëntë këngë, e atyre ua ka bashkëngjitur edhe videoklipet.

“Hapiness” është lansuar në disa platforma digjitale, kurse pritet që së shpejti të publikohet edhe në YouTube. 

Kënga debutuese e Iliriës ishte me titull “Whisper my name”, e që u lansua dy vite më parë, u prit shumë mirë nga publiku shqiptar si dhe ai botëror.

Ajo tregon se është lindur dhe rritur në Zvicër, por prindërit e saj janë nga Kosova dhe Shqipëria, ku pas 20 vitesh ajo u zhvendos në Berlin dhe aty ra në kontakt me një rep-artist në Instagram, ku aty i filloi jeta e saj e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat