Një tjetër bebush do t’i shtohet familjes mbretërore! Princesha, në pritje të ëmbël

Mediale Vip

Një tjetër bebush do t’i shtohet familjes mbretërore! Princesha, në pritje të ëmbël

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:42
Ilustrim

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të një fëmije. Pallati Buckingham ka bërë të ditur lajmin se bebushi do të vijë në jetë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një postim në Twitter të familjes mbretërore thuhej se çifti ishte shumë i lumtur të ndante këtë lajm.

"Duka i Jorkut dhe Sarah, Dukesha e Jorkut, Z. dhe Zonja George Brooksbank, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë të entuziazmuar nga ky lajm”, -thuhej ndër të tjera në postim.

Duke postuar një foto të duarve të saj dhe Jack që mbanin një palë këpucë për fëmijë, princesha tha se ajo dhe Jack ishin "shumë të ngazëllyer". Mesazhet e urimit për prindërit e ardhshëm ishin të panumërta, mes tyre edhe Kryeministri Boris Johnson.

Fëmija është i 11-ti në radhë të fronit dhe do të quhet Master nëse është djalë ose Miss Brooksbank nëse është vajzë, pa titull mbretëror pasi do të lindë në një linjë femërore të familjes mbretërore dhe sepse Jack nuk ka titull mbretëror.

Kjo mund të ndryshojë vetëm me vendim të Mbretëreshës.

Eugenie, e dhjeta në radhë të fronit u martua me Jack Brooksbank në St George's Chapel në Kështjellën Windsor në tetor të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat