Vjen reagimi i Leonora Jakupit pas arrestimeve të sotme

Mediale Vip

Vjen reagimi i Leonora Jakupit pas arrestimeve të sotme

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:58
Leonora Jakupi

Gjykata Speciale ka kryer sot (e premte) një bastisje dhe dy arrestime në zyrat e OVL-së të UÇK-së.

Ata kanë arrestuar kryetarët e këtyre organizatave Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kundrejt kësaj ngjarje, kanë pasuar menjëherë reagime të shumta nga figurat publike, përfshirë reagimet nga krerët më të lartë të shtetit.

Edhe këngëtarja Leonora Jakupi duket se ngeli e mërzitur dhe nervozuar me bastisjen e bërë nga Gjykata Speciale në zyrat e OVL-së dhe UÇK-së.

Këtë revoltë ajo e tregoi përmes një imazhi të stemës së UÇK-së të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Image

E njëjta më pas shkroi po në InstaStory: “…se lirinë nuk e fituam vet, na e sollën ata! Me ty përjetësisht UÇK”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat